Argjentina raporton numër të lartë të vdekjeve dhe rasteve të reja me Covid
BKT
   Bota

Argjentina raporton numër të lartë të vdekjeve dhe rasteve të reja me Covid

Argjentina raportoi numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 dhe vdekjeve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi.

Të hënën, ministria raportoi 382 vdekje të reja nga virusi – rritja e saj më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Rekordi i mëparshëm ishte 282, i cili ishte vendosur më 19 gusht, raporton CNN.

Numri i vdekjeve në shtetin argjentinas nga virusi tani ka arritur shifrat e të paktën 7.366 personave.

Ministria gjithashtu raportoi një rekord të rasteve të reja të të infektuarve, përkatësisht 8.713, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të vendit në të paktën 350.867.

Rekordi i saj i mëparshëm për raste të reja u vendos më 20 gusht, kur ministria raportoi 8.225 raste të reja.

Argjentina ka numrin e gjashtë më të lartë të rasteve të konfirmuara në Amerikën Latine pas Kilit, Kolumbisë, Perusë, Meksikës dhe Brazilit dhe vendin e 12-të në nivel global, sipas raportit të fundit të Universitetit Johns Hopkins.