CDC e largon nga lista e masave për koronavirus izolimin 14-ditor
BKT
   Bota

CDC e largon nga lista e masave për koronavirus izolimin 14-ditor

CDC nuk po e konsideron më të nevojshme izolimin 14 ditor, e cila deri më tani është shfrytëzuar nga shtetet e botës si masë parandaluese për transmetimin e koronavirusit.

Të premten, CDC largoi nga lista e këshillave masën e vetë-izolimit për personat që vijnë nga vendet ndërkombëtare ose tek zonat që po kanë numër të madh të rasteve me Covid-19, shkruan Daily Mail.

Në vend të kësaj, institucioni i shëndetit publik të SHBA-ve thotë se ata që vijnë nga shtetet e tjera duhet “të ndjekin rekomandimet shtetërore, territoriale, fisnore dhe vendore pas udhëtimit”.

CDC vë në dukje se “udhëtimi në vende tjera rrit mundësinë për të marrë dhe përhapur COVID-19” dhe thotë se “qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19.’