Kim Jong-un paralajmëron për rreziqet që i kanosen vendit nga koronavirusi
BKT
   Bota

Kim Jong-un paralajmëron për rreziqet që i kanosen vendit nga koronavirusi

Kim Jong-un ka paralajmëruar autoritetet e Koresë së Veriut që të përgatiten për rreziqet që do i paraqiten vendin nga pandemia e koronavirusit.

Pas shumë spekulimeve mbi shëndetin e tij, Z. Kim u shfaq në një takim me partinë ku foli gjatë për situatën e pandemisë.

Deri tani Korja e Veriut nuk ka konfirmuar asnëj rast me koronavirus dhe mendohet se një shpërthim i madh do të ketë efekte shkatërruese për kombin e varfër.

Kim gjithashtu shtoi se situata e pandemisë nuk ishte menaxhuar ashtu si duhej dhe se kishte disa mangësi.

Për një kohë të gjatë Pyongyang nuk kishte asnjë rast të infektuar  në vend, megjithëse kjo gjë u vendos në dyshim nga vëzhguesit.

Pas një rasti të dyshuar, pati bllokim në një qytet afër Koresë së Jugut, mirëpo ky rast nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht.