SHBA, dorëhiqet presidenti i Universitetit Liberty pas një skandali
Vendimi i Jerry Falwer Jr. për t`u larguar nga universiteti, i cili u themelua nga babai i tij, u nxit nga akuzat për skandal seksual.
Ish-udhëheqësi ungjillor i Universitetit konservator Liberty, Jerry Falwell Jr. ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, njoftoi universiteti të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Universiteti tha se Falwell ofroi dorëheqjen e tij si presidenti ndërsa kancelari dhe Bordi i shkollës e pranoi. Falwell ofroi dorëheqjen të hënën nga shkolla, të cilën e kishte themeluar babai i tij i ndjerë në mes të akuzave për një lidhje të turpshme që përfshinte Falwell Jr., gruan e tij, Becki dhe ish-bashkëpuntorin e tij, por pas njoftimeve të mediave në lidhje me dorëheqjen e tërhoqi atë.
"Komiteti ekzekutiv u mblodh mëngjesin e sotëm dhe votoi që të pranojë të gjitha dorëheqjet menjëherë dhe të rekomandojë ratifikimin e plotë të Bordit. Më vonë mëngjesin e sotëm, Bordi u mblodh në përbërje të plotë përmes thirrjes së konferencës dhe unanimisht votoi për të afirmuar vendimin e Komitetit ekzekutiv", thuhet në deklaratën e Universitetit Liberty.
Administratori i shkollës, Jerry Prevo do të vazhdojë të shërbejë si ushtrues detyre i presidentit derisa Bordi të zgjedh një zëvendësim të përhershëm.
Giancarlo Granda, ish-bashkëpunëtori i tij dhe partneri i biznesit të Falwell doli me raportet e botuara të hënën me akuzat se ai kishte një lidhje të gjatë me gruan e Falwell.
Falwell Jr. pretendoi se Granda po përpiqej të shantazhojë çiftin ndërsa Granda ka mohuar akuzat e tilla.
Shkolla, e cila krenohet me standarde të rrepta morale dhe shoqërore, tha më 7 gusht pas shfaqjes së fotografisë që ish-presidenti ra dakord të merrte një leje për mungesë të pacaktuar.























