Zemaj premtoi përkrahje për shëndetësinë e Malishevës
BKT
Shëndetësi

Zemaj premtoi përkrahje për shëndetësinë e Malishevës

Sot, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, kanë qëndruar në Malishevë, ku janë pritur nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Liridon Hoti, drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina dhe nga përgjegjës tjerë komunal.

Fillimisht, Zemaj, është pritur në objektin e komunës, ku nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha e ka informuar ministrin me situatën me pandemi në Malishevë, menaxhimin e situatës dhe për ndikimin e pandemisë.

Zemaj, e vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e komunës në menaxhimin e situatës, përderisa shprehi shqetësimin për numrin më të madh të vdekjeve në këtë regjion në përgjithësi, si në Malishevë, Rahovec, Prizren e Gjakovë.

Zemaj, tha se janë në një fazë të re menaxhimit të situatës dhe të gjitha veprimet do të merren në konsultim me komunat, dhe tha se është i interesuar që t’i ndihmoj komunat në çdo aspekt, në mënyrë që bashkërisht të tejkalohet kjo situatë dhe situata aktuale të mbahet në kontroll.

Sa i përket shëndetësisë në përgjithësi, Zemaj, tha se do ta përkrahë Komunën e Malishevës, në rritjen e kapaciteteve njerëzore, përkatësisht shtimin e stafit shëndetësorë, thuhet në njoftimin e Komunë së Malishevës.


MË SHUME NGA Shëndetësi