Azerbajxhani rrëzon një dron të Armenisë
BKT
   Bota

Azerbajxhani rrëzon një dron të Armenisë

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se është goditur një dron i Armenisë i cili po kryente fluturime zbuluese mbi pozicionet e Azerbajxhanit.

Ushtria e Azerbajxhanit njoftoi se ka rrëzuar një mjet ajror pa pilot (dron) të Armenisë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se është goditur një dron i Armenisë i cili po kryente fluturime zbuluese mbi pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të qytetit Fuzuli në vijën e frontit.