Trump edhe zyrtarisht kandidat i republikanëve për president të SHBA-ve
Presidenti i SHBA-ve pranoi emërimin e partisë në mbrëmjen e fundit të Konventës Kombëtare Republikane dhe gjatë fjalimit theksoi “se fitorja e Bidenit vetëm do të përkeqësonte krizat që kanë kapur vendin dhe do të çonte në anarki të plotë”.
Trump paralajmëroi se me fitoren e demokratit, siç tha ai, do të “prishet” ëndrra amerikane.
Presidenti aktual i SHBA-ve e përshkroi Bidenin si “personi që shkatërron madhështinë amerikane”.
“Ne kemi kaluar katër vitet e fundit duke zhbërë dëmin që Bideni ka bërë gjatë 47 viteve të fundit”, tha Trump, duke aluduar në karrierën e Bidenit si senator dhe nënkryetar.
BBC njofton se Trumpi përmendi më shumë se 40 herë Bidenin në fjalimin e tij dhe se kandidati demokrat nuk e përmendi Trumpin në fjalimin e tij javën e kaluar.























