Amerika Latine ka mbi shtatë milionë raste me koronavirus
BKT
   Bota

Amerika Latine ka mbi shtatë milionë raste me koronavirus

Rastet me coronavirus në Amerikën Latine arritën në shtatë milionë të të infektuarish, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra e Burimeve e koronavirusit të Universitetit Johns Hopkins.

Numri aktual i rasteve të njohura me COVID-19 të konfirmuara në rajon tani është 7,020,744.

Brazili ka raportuar numrin më të lartë të infeksioneve në Amerikën Latine me 3.761.391. Vendi ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Telegrafi.

Vendet që ndjekin Brazilin me numrin më të madh të rasteve COVID-19 në Amerikën Latine janë Peru, Meksika, Kolumbia dhe Kili.

Ndryshe, 24.3 milionë njerëz në nivelin global janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 828 mijë persona.