Dyfishohen vdekjet dhe rastet me COVID-19 në Argjentinë
BKT
   Bota

Dyfishohen vdekjet dhe rastet me COVID-19 në Argjentinë

Shpërthimi i koronavirusit në Argjentinë duket se nuk është duke u ngadalësuar.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve të konfirmuara pozitive në vend është dyfishuar që nga 31 korriku, ndërsa shifra e vdekjeve është dyfishuar që nga 4 gushti.

Të enjten në Argjentinë u raportuan 10,104 raste të reja pozitive me koronavirus dhe 106 raste të vdekjeve. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka arritur në 380,292, derisa shifra e vdekjeve në 8050.

Qeveria ka zgjeruar masat e bllokimit në një përpjekje për të përmirësuar përhapjen e virusit.