Polici amerikan, 29 vjeç, qëllohet për vdekje nga një person i armatosur
BKT
   Bota

Polici amerikan, 29 vjeç, qëllohet për vdekje nga një person i armatosur

Një polic në St. Louis të Shteteve të Bashkuara ka vdekur nga plagët e marra në kokë nga arma e një personi që e detyroi një çift të dilte nga shtëpia dhe u ngujua brenda për 12 orë.

 

Polici 29-vjeçar, Tamarris L. Bohannon, ka shërbyer në këtë profesion për tri vjet e gjysmë dhe është polici i parë që vritet në këtë vend që nga viti 2011, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Në këtë rast është plagosur një polic tjetër. Zyrtarët policorë ishin në një operacion ku po kërkonin një viktimë të të shtënave, kur një person i armatosur e qëlloi policin e ndjerë në kokë, ndërsa një polic tjetër në këmbë.

Komandanti i policisë lokale, John Hayden, tha se zyrtarët ishin duke u përpjekur ta bëjnë punën e tyre dhe papritmas u përballën me zjarr.

Çifti që u përball me personin e armatosur arriti të shpëtonte pa lëndime gjatë përballjes me të, ndërsa policia i paralajmëroi  banorët lokalë që të qëndrojnë brenda shtëpive gjatë kohës së zhvillimit të operacionit.

Në vendin e ngjarjes shkuan njësitë speciale të policisë dhe brenda shtëpisë ku ishte ngujuar i dyshuari u hodh gaz lotsjellës. Ai u arrestua dhe u dërgua në ndalim policor rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale