Maas: Moska duhet të bëjë më shumë për zbardhjen e rastit Navalny
Rusia duhet të ndihmojë më shumë në zbardhjen e rastit të Alexei Navalnit, opozitarit rus të shtruar në një spital të Berlinit pasi ishte viktimë e një helmimi, theksoi sot Heiko Maas, ministri gjerman i Punëve të Jashtme.
“Nga njëra anë ne kemi nevojë për lidhje konstruktive me Moskën. Sepse pa ose kundër Rusisë, Europa nuk po bëhet me e sigurtë. Nga ana tjetër, ne po themi shumë qartë se retë e errëta qëndrojnë mbi marrëdhëniet tona. Sanksionet duhet të mbahen nëse asgjë nuk ndryshon në terren “, nënvizoi Maas, gjatë një fjalimi në Paris përpara ambasadorëve të Francës në Evropë, së bashku me homologun e tij francez Jean-Yves Le Drian.
Moska njoftoi javën e kaluar, një javë pas fakteve, se kishte ndërmarrë një hetim paraprak për çështjen Navalny, viktimë e një helmimi sipas mjekësisë gjermane, pistë mbi të cilën drejtësia ruse thotë se nuk ka asnjë provë./atsh/























