Oficeri i lartë ushtarak francez i dyshuar për spiunim për Rusinë
Qeveria franceze po heton një oficer të lartë ushtarak mbi një “shkelje të sigurisë”, tha Ministri i Mbrojtjes të dielën.
Sipas raporteve të mediave franceze, oficeri i lartë dyshohet se ka spiunuar për Rusinë, shkruan Euronews.
“Ajo që mund të konfirmoj është se një oficer i lartë po përballet me procedura ligjore për një shkelje të sigurisë”, tha Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly për mediat franceze, duke mos dhënë detaje të tjera, transmeton Telegrafi.
Radio France 1, raportoi se një nënkolonel francez me qendër në Itali besohet se ka transmetuar dokumente të ndjeshme në shërbimet sekrete të Rusisë.
Ai u arrestua nga agjencia franceze e inteligjencës DGSI ndërsa po përgatitej të nisej për në Itali në fund të pushimeve të tij në Francë.
Ai është duke u mbajtur në një burg në Paris, tha Europe 1.























