20:25 / 31.08.2020
I infektuar me koronavirus, ish-Presidenti i Indisë ndërron jetë
Ish-Presidenti Indian Pranab Mukherjee ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare si pasojë e koronavirusit.
Prej 1 javëe ai ishte i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ishte vetë presidenca indiane që e bëri të ditur një lajm të tillë.
Një politikan veteran që shërbeu si ministër i jashtëm dhe financave në qeveritë e mëparshme, Mukherjee ishte në intubim pas një infeksioni në mushkëri, transmeton oranews.
“Vdekja e tij është fundi i një epoke,” tha zyra e Presidentit Ram Nath Kovind në një mesazh në Twitter.
Muhertzi rezultoi pozitiv për Covid-19 në 10 gusht dhe që atëherë është shtruar në spital.























