Mbi 850 mijë vdekje nga COVID-19 në mbarë botën
BKT
   Bota

Mbi 850 mijë vdekje nga COVID-19 në mbarë botën

Mbi 25 milionë raste me COVID-19 janë regjistruar në mbarë botën.

Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në mbarë botën tani ka arritur në 850,596, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins të marten, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Totali global i infeksioneve me Covid-19 ka arritur në 25,488,239, sipas JHU.

Shtetet e Bashkuara mbajnë numrin më të lartë në botë të infeksioneve dhe vdekjeve të koronavirusit, të ndjekura nga Brazili dhe India.