Turqia dhe Rusia dakordohen për vazhdimin e kontakteve për krizën në Libi
BKT
   Bota

Turqia dhe Rusia dakordohen për vazhdimin e kontakteve për krizën në Libi

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi arritjen e dakordimit me Turqinë për vazhdimin e kontakteve në çështjen e krizës së Libisë.

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi arritjen e dakordimit me Turqinë për vazhdimin e kontakteve në çështjen e krizës së Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se zyrtarët rusë dhe turq u konsultuan dje në Moskë lidhur me Libinë.

Në deklaratë bëhet e ditur se delegacioni rus u kryesua nga përfaqësuesi special i presidentit rus Vladimir Putin për Lindjen e Mesme dhe vendet e Afrikës, Mikhail Bogdanov ndërsa delegacioni turk u kryesua nga zv/ministri i Punëve të Jashtme, Sedat Önal.

Më tej u theksua rëndësia e deklaratave të bëra më parë lidhur me ndalimin e konflikteve nga kryeministri libian, Fayez al-Sarraj dhe kreu i Parlamentit të Tobrukut, Aguila Saleh.

"Moska dhe Ankaraja konfirmuan koordinimin e qasjeve në të ardhmen për të ndihmuar në ndërtimin e dialogut konstruktiv mes libianëve me pjesëmarrjen e të gjitha forcave dhe formësimeve kryesore politike", thuhet në deklaratë.

"Gjithashtu është e nevojshme që të zbatohen vendimet e konferencës së mbajtur në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin më 19 janar. Institucionet ruse dhe turke u dakorduan për vazhdimin e kontakteve lidhur me zgjidhjen e krizës në Libi", thuhet më tej në deklaratë.