Bjellorusi - Kryeministri, Mikhail Michoustine në vizitë zyrtare
BKT
   Bota

Bjellorusi - Kryeministri, Mikhail Michoustine në vizitë zyrtare

Kryeministri rus, Mikhaïl Michoustine u prit sot në Minsk, në Bjellorusi, e përfshirë nga një lëvizje protestash masive kundër rizgjedhjes së presidentit, Alexandre Lukashenko, theksoi sot ministri rus i Punëve të Jashtme.

“Nesër, kryeministri rus, Mikhaïl Michoustine do të shkojë në Minsk”, theksoi Serguei Lavrov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve duke njoftuar vizitën e parë të një zyrtari rus të këtij rangu në Bjellorusi që prej fillimit të krizës politike që ka goditur vendin që prej rreth një muaji.

Duke pritur homologun e tij bjellorus, Vladimir Makei, kreu i diplomacisë ruse njoftoi gjithashtu Lukachenko do të pritet nga Vladimir Putin në dy javët e ardhshme.

Ministri Bjellorus i Mbrojtjes do të pritet të premten në Moskë për bisedime brenda kornizës së disa organizatave ndërkombëtare që mbledhin ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, sfera e influencës ruse./atsh/