Afganistan, 8 të vdekur nga fundosja e një varke
BKT
   Bota

Afganistan, 8 të vdekur nga fundosja e një varke

Zëdhënësi i Zyrs së guvernatorit të Helmandit, Omer Zuvak konfirmoi se varka që transportonte njerëz nga një breg i lumit në tjetrin në zonën Kayak është fundosur.

Së paku 8 persona e kanë humbur jetën si pasojë e fudosjes së një varke pasagjerësh në rajonin Helmand, në jug të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së guvernatorit të Helmandit, Omer Zuvak konfirmoi se varka që transportonte njerëz nga një breg i lumit në tjetrin në zonën Kayak është fundosur.

Ai tha se për vdekje pësuan 8 persona.

Zuvak sqaroi se varkën, si mjet transporti, për çdo ditë e përdorin qindra persona meqë për kalimin përmes lumit nuk ka urë.