Londra kërkon siguri për ndihmën e saj të jashtme
Qeveria britanike kërkoi sot siguri për mbajtjen e ndihmës së saj të jashtme, me rastin e hyrjes në fuqi të një reforme të diskutueshme në menaxhimin e këtij buxheti të madh dhe në një sfond të frikës së shkurtimeve të justifikuara nga pandemia.
Në fillim të verës, kryeministri Boris Johnson njoftoi rimarrjen në dorë të ndihmës së jashtme, deri tani e menaxhuar nga një strukturë e veçanrë, nga Ministria e Punëve të Jashtme. Kjo e fundit u bë zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit.
“Britania e Madhe është angazhuar t’i kushtojë 0,7% të pasurisë sonë kombëtare në ndihmën e jashtme dhe formimi i ministrisë së re do të sigurojë që ndikimi ynë diplomatik dhe ekspertiza e zhvillimit të kombinohen “, theksoi kreu i diplomacisë Dominic Raab në një deklaratë.
Qeveria deri më tani ka premtuar ta mbajë këtë buxhet në 0,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo ishte rreth 15 miliardë stërlina (pothuajse 17 miliardë euro) para krizës aktuale ekonomike, e cila shkaktoi një rënie të PBB-së. Por dyshime të reja janë shfaqur kohët e fundit në shtyp për shkak të pasojave në financat publike të pandemisë.
Sipas Times, Ministria e Financave dëshiron të përfitojë nga kjo e papritur për të financuar modernizimin e inteligjencës dhe aftësive ushtarake britanike./atsh/























