20:15 / 02.09.2020
Silvio Berlusconi me koronavirus
Ish-pronari i Milanit dhe pronari aktual i Monza është pozitiv me koronavirus.
Sipas mediave italiane, Silvio Berlusconi është i infektuar me koronavirus dhe aktualisht është në vetë-izolim në shtëpinë e tij në Sardenjë.
Kjo gjë u konfirmua edhe nga mjeku personal i Silvios, Alberto Zangrillo.
"Silvio Berlusconi është pozitiv për koronavirusin. Ai u testua kohët e fundit kur arriti për herë të parë në rezidencën e tij në Sardenjë", tha ai.
Ish-kryeministri italian së shpejti mbush 84-vjeç dhe do të bie në kategorinë e rrezikut të lartë. Ai është i njohur për publikun botëror si ish-pronari i Milanit, një ekip që fitoi gjithçka që mund të fitohet gjatë qeverisjes së tij.























