Tajvani me dizajn të ri të pasaportës për të shmangur konfuzionin me Kinën
Pasaporta e re do të përdoret nga janari i vitit 2021, tha të mërkurën Ministria e Jashtme.
Tajvani ka ndryshuar dizajnin e pasaportës për "njohje më të lehtë dhe më pak konfuz" me Kinën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pasaporta e re do të përdoret nga janari i vitit 2021, tha të mërkurën Ministria e Jashtme.
“Kohët ndryshojnë dhe pasaportat gjithashtu. Flamuri i Tajvanit është përpara dhe qendra e dizajnit të ri. Dukshmëria më e madhe është e barabartë me njohjen më të lehtë dhe më pak konfuzion”, tha ministria në një postim në Twitter.
"Pasaporta e vendit është e 33-ta më e fuqishme në të gjithë botën, duke u dhënë mbajtësve të saj privilegje vizash në 170 vende dhe rajone!", tha ministria.
Tajvani, i njohur zyrtarisht si Republika e Kinës (ROC), mohon pretendimet e Pekinit se është një "provincë e shkëputur" dhe këmbëngul të njihet si shtet i pavarur.
Të paktën 16 vende e njohin atë si të tillë dhe kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Taipein.
Dizajni i ri ka hequr ROC nga kopertina e pasaportës dhe e ka zëvendësuar atë me "Taiwan Passport".
Fjala "Tajvan" u shtua në kopertinën e pasaportave të vendit ishull në vitin 2003.























