Kina hap Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit për 8 vende
BKT
   Bota

Kina hap Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit për 8 vende

Sipas zbatimit të ri në aeroport do të pranohen fillimisht rreth 500 pasagjerë në ditë ndërsa do të testohen dhe karantinohen dy javë pas arritjes së tyre.

Kina filloi pranimin e udhëtarëve nga disa vende që konsiderohet të jenë me rrezik të ulët, në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit i cili ishte mbyllur për fluturime ndërkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kinës thuhet se aeroporti i mbyllur për fluturime ndërkombëtare në muajin mars duke filluar prej sot është hapur për 8 vende edhe atë për Kanadanë, Australinë, Tajlandën, Kamboxhian, Pakistanin, Greqinë, Danimarkën dhe Suedinë.

Pas vendimit avioni i Air China që u nis nga kryeqyteti i Kamboxhias, Phnom Penh në mëngjes arriti në Pekin.

Sipas zbatimit të ri në aeroport do të pranohen fillimisht rreth 500 pasagjerë në ditë ndërsa do të testohen dhe karantinohen dy javë pas arritjes së tyre.

11 raste në 24 orët e fundit

Ndërkohë, sipas deklaratës së Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, në Kinë në 24 orët e fundit janë zbuluar 11 raste të reja me COVID-19, të gjithë me burim nga jashtë vendit.

Në 24 orët e fundit nuk është raportuar për të vdekur nga virusi ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 85.077.

Në Kinë dy javë me radhë nuk janë raportuar raste të reja me COVID-19 me burim brenda vendit.

Deri më tani, në Kinë prej ku buron COVID-19 humbën jetën 4.634 persona nga virusi ndërsa janë shëruar 80.251.