Gjermanët po u besojnë gjithnjë e më pak politikave populiste
BKT
   Bota

Gjermanët po u besojnë gjithnjë e më pak politikave populiste

Numri i qytetarëve gjermanëve që u besojnë politikave populiste është në rënie, sipas një sondazhi dhe një studimi nga fondacioni ”Bertelsmann Stiftung” dhe qendra e shkencave sociale ”WZB Berlin”.

”Vetëm një në pesë nga ata me të drejtë vote mund të konsiderohet se ka një mendim populist, krahasuar me një të tretën dy vjet më parë. Ndërkohë, përqindja e votuesve jopopulistë gjithashtu u rrit gjatë dy viteve të fundit”, sipas studimit.

Ndryshimet antipopuliste filluan të manifestoheshin shumë përpara pandemisë së koronavirusit me valën populiste që arriti pikën e saj të lartë në fund të vitit 2018 dhe u tkurr ndjeshëm pas kësaj.

Besimi në rritje në punën e qeverisë në lidhje me krizën e koronavirusit e ka stabilizuar dhe forcuar këtë trend.

Por, autorët e studimit ende kanë frikë se lëvizja e mbetur e krahut të djathtë populist mund të radikalizohet.

”Kjo veçanërisht i referohet partisë politike të ekstremit të djathtë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD)”, vëren studimi./atsh/