Mënyra më e drejtë: Kur duhet shtuar erëzat – në fillim apo në fund?

Mënyra më e drejtë: Kur duhet shtuar erëzat – në fillim apo në fund?

Ka mundësi që me shtimin e gabuar të erëzave të zvogëlohet cilësia e saj nutritive

Nëse e dëshironi shijen më të mirë nga çdo erëz që e përdorni, ekspertja e erëzave dr. Kunchan Koya këshillon që t’i shtoni nga pak gjatë çdo veprimi të përgatitjes së ushqimit, transmeton Telegrafi.

Në ushqimet tradicionale si p.sh. kerri (gjellë indiane: mish me shumë erëza), apo perime të ziera, hapi i parë është t’i shtoni të gjitha erëzat në vaj të nxehtë.

Erëzat aromatike siç janë: hudhra, xhenxhefili apo qepa – radhën e kanë më vonë. Në fund, qitni gjellëve erëza të thata kur të bëhen gati.

Duke shtuar erëza në këtë mënyrë do ta pasuroni me aromë çdo gjellë.

– Të gjitha erëzat përmbajnë vajra esenciale, të cilat lirohen në nxehtësi. Kur i nxehni erëzat ato vajra lirohen dhe aroma bëhet më e pasur – thekson ajo.

Aspekti nutritiv i erëzave

Pra, është me rëndësi t’i shtoni erëzat në fillim dhe në fund të zierjes – konsideron Koya. Për shembull, kurkuma përmban bashkim të fortë, të cilin shkencëtarët e studiojnë për shkak të cilësive antioksidative dhe kundërinflamatore. Mirëpo, trupi ndonjëherë nuk e absorbon në mënyrë të përshtatshme.

Për ta lehtësuar absorbimin e kurkumës, Koya rekomandon që ta aktivizoni në yndyrë dhe në nxehtësi.

Kjo do të thotë me shtimin e kurkumës në vaj të nxehtë në fillim të zierjes i mundësoni vlerën e tij më të mirë nutritive.

Sipas studimeve, xhenxhefili dhe kanella ruajnë cilësinë antioksidative në temperaturën prej 180 gradësh Celsius. Prandaj, ato erëza mund t’i shtoni në fillim apo nga mesi i zierjes mirëpo vlen vetëm derisa temperatura është nën 180 gradë.

Arrat e muskatit në po atë temperaturë rrisin cilësinë e pamundësimit të aktivitetit të radikaleve të lira.

Nxehtësia liron edhe disa vitamina, minerale dhe antioksidante. Edhe pse ai efekt te erëzat ende vlen të hulumtohet, Koya konsideron që është më e sigurt të përdoren erëzat në fillim dhe në fund të zierjes, në mënyrë që të jeni të sigurt që nga to keni nxjerrë më të mirën.

Është me rëndësi të dihet që erëzat e freskëta më së shpeshti i shtojmë në fillim, ndërsa të thatat i shtojnë në fund të zierjes.