Shifra shqetësuese nga Italia, 1397 të infektuar dhe 10 viktima
24 orët e fundit kanë regjistruar një rritje të numrit të të infektuarve e të viktimave.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë Italiane të shëndetësisë Italia ka shënuar sot 1397 të infektuar e 10 viktima.
Që nga nisja e pandemisë e deri më sot Italia ka regjistruar
35.507 viktima e 272.912 të infektuar.
24 orët e fundit kanë verifikuar dhe një rritje të numrit të të sëmurëve që po kurohen në repartet e terapisë intensive, Janë 120 të sëmurë Covid në këto reparte e 1505 në regjim spitalor, 68 më shumë se një ditë më parë, transmeton oranews.
Në rritje është dhe numri i të shëruarve që prej nisjes së pandemisë e deri më sot ka arritur më 208.490.
Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka kryer 92.790 tamponë e rreth 10 mijë më pak se një ditë më parë.























