Turqia dënon ribotimin e karikaturave të Muhamedit nga “Charlie Hebdo”
BKT
   Bota

Turqia dënon ribotimin e karikaturave të Muhamedit nga “Charlie Hebdo”

Turqia ka dënuar ribotimin e karikaturave të kontestueshme të profetit mysliman Mohamed nga gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo”, ndërsa ka kritikuar edhe Presidentin Emmanuel Macron për “mbrojtjen e të drejtës për të blasfemuar” në mesin e tensioneve të forta midis Ankarasë dhe Parisit.

“Ne dënojmë me forcë vendimin e gazetës Charlie Hebdo për të ribotuar karikaturat fyese për besimin tonë dhe profetin tonë,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke.

Ankaraja  gjithashtu kritikoi Presidentin francez Macron, i cili sipas saj po “mbron të drejtën e blasfemimit” dhe tha se ishte e papranueshme të justifikonte botimin e karikaturave të diskutueshme në emër të lirisë së shprehjes.

Ribotimi i kopertinës së gazetës satirike të karikaturave Muhamed me rastin e fillimit të gjyqit kundër ndihmësve të terroristëve xhihadistë nga sulmet e janarit 2015 në Francë, sipas Ankarasë mund të nxisë urrejtje kundër Islamit dhe të huajve, transmeton oranews.

Islami tradicional e konsideron portretizimin e një profeti si blasfemi.

Reagimi turk vjen mes tensioneve të forta midis Ankarasë dhe Parisit rreth planeve turke për të eksploruar Detin Mesdhe, i cili besohet të jetë i pasur me naftë dhe gaz dhe për të cilin Greqia po garon.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan qortoi Francën për pozicionimin krah palës greke.

Por lajmi i mirë erdhi në orët e pasdites së sotme, ku Turqia dhe Greqia janë dakordësuar të nisin një dialog teknik me ndërmjetësimin e NATO-s.