20:33 / 03.09.2020
Porti lundrues rus përplaset me anijet e nëndetëset prej erërave të tajfuni
Erërat e forta të tajfunit Maysak shkaktuan çlirimin nga litarët të molit lundrues rus Vostochny Verf, në portin e lindjes së largët Vladivostok.
Pas çlirimit ai shihej që lundronte pa kriter duke u përplasur me anijet dhe nëndetëset e flotës ruse të Paqësorit.
Tajfuni Maysak po kalon prej disa ditësh përmes Japonisë dhe gadishullit korean ku akumuloi shpejtësi erërash prej 100 milje në orë, transmeton TCH.
Pamjet tregojnë se në kohën e incidentit moli lundrues nuk kishte mjete të tjera në vete por gjithsesi masa e tij gjigande mund të jetë shkatërrimtare në përplasjet me anijet























