09:05 / 04.09.2020
Një tërmet 5 ballë godet Japoninë
Pas tërmetit nuk u lëshua alarm për cunami.
Një tërmet me magnitudë prej 5 ballë goditi sot qarkun Reihoku në prefekturën Fukui të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Meteorologjike e Japonisë regjistroi tërmetin rreth orës 09:10 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash.
Pas tërmetit nuk u lëshua alarm për cunami.























