Nepal, përleshje midis policisë dhe protestuesve ndaj masave anti-COVID-19
BKT
   Bota

Nepal, përleshje midis policisë dhe protestuesve ndaj masave anti-COVID-19

Incidentet ndodhën pasi për shkak të pandemisë, autoritetet në qytetin Lalitpur nuk lejuan parakalimin në qytet të një statuje të lartë të ndërtuar prej druri për Festivalin Rato Machindranath të mbajtur për nder të zotit budist Padmapani.

Në Nepal ka ndodhur një përleshje midis policisë dhe një grupi protestuesish të cilët tentuan të marrin pjesë në një festival fetar dhe protestuan kundër ndalesës së lëvizjes së imponuar nga qeveria për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Incidentet ndodhën pasi për shkak të pandemisë, autoritetet në qytetin Lalitpur nuk lejuan parakalimin në qytet të një statuje të lartë të ndërtuar prej druri për Festivalin Rato Machindranath të mbajtur për nder të perëndisë budiste Padmapani.

Budistët, të cilët kërkuan që statuja të shëtitej në qytet si pjesë e festivalit fetar, protestuan ndaj vendimit të qeverisë.

Forcat e sigurisë përdorën topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët, nga ana e tyre, u përgjigjën duke hedhur gurë dhe shkopinj në drejtim të policisë.

Siç raportohet, shumë njerëz janë plagosur gjatë incidentit.

Si pjesë e festivalit në fjalë, statuja shëtitej në qytet për një muaj. Autoritetet nuk lejuan vazhdimin e ngjarjes për shkak të COVID-19.

Deri më tani, Nepali ka regjistruar 42.877 raste me COVID-19, ndërsa 257 njerëz kanë humbur jetën.