Zjarr në një fabrikë fishekzjarresh në Indi, 5 të vdekur
BKT
   Bota

Zjarr në një fabrikë fishekzjarresh në Indi, 5 të vdekur

Zyrtarët policorë theksuan se të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa shkaku i zjarrit po hetohet.

Në një fabrikë fishekzjarresh në jug të Indisë sot shpërtheu një zjarr, duke shkaktuar vdekjen e 5 punëtorëve dhe plagosjen e 4 të tjerëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë theksuan se të plagosurit u dërguan në spital ndërsa shkaku i zjarrit po hetohet.

Të gjithë punëtorët bëjnë pjesë në njësinë e vogël të licencuar të prodhimit në një fshat afër Cuddalore, 190 kilometra në jug të Chennai, kryeqyteti i shtetit Tamil Nadu.

Prodhimi i fishekzjarreve është një biznes i madh në Indi, me fishekzjarre që përdoren shpesh në festivale dhe dasma.

Shumë fabrika ilegale me shumë pak masa paraprake sigurie prodhojnë fishekzjarre më të lira për t’u blerë sesa ato të prodhuara ligjërisht.

Në shtator të vitit të kaluar, një shpërthim i madh në një fabrikë fishekzjarresh la të vdekur 22 persona në Batala, qytet në shtetin verior Punxhab, rreth 460 kilometra në veri të New Delhit.