Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon shifrën 1,28 milion
BKT
   Bota

Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon shifrën 1,28 milion

Në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 7.889 raste të reja me COVID-19.

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.281.149 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 7.889 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.281.149 numrin e rasteve ndërsa me 296 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 30.667.

Deri më sot numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 14.563 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.472 dhe në Algjeri 1.529 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 633.015 raste, Egjipti me 99.425 dhe Maroku me 66.855 raste.