Turqia pret që Greqia të angazhohet në bisedime brenda NATO-s
Turqia pret që Greqia të angazhohet në bisedime bilaterale teknike brenda NATO-s midis autoriteteve përkatëse ushtarake, të njoftuar dje nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg për të kërkuar për të shmangur aksidentet e reja në Mesdheun Lindor.
Ministria e Jashtme turke tha në një deklaratë se këto takime mbeten të ndara nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve mbi sovranitetin detar dhe të tjera çështje bilaterale.
Turqia gjithashtu deklarohet e gatshme për një “dialog pa parakushte” për arritjen e “zgjidhjeve të qëndrueshme, dhe të drejta”.
Pak orë më parë, burimet zyrtarët qeveritarë në Athinë reaguan ftohtë ndaj njoftimit të Stoltenberg, duke argumentuar, sipas ”Kathimerini”-t se “çtensionimi i situatës mund të arrihet vetëm me tërheqje të menjëhershme të të gjitha anijeve turke”. /atsh/























