Konfuzion rreth karantinave për udhëtarët si pasojë e COVID-19
BKT
   Bota

Konfuzion rreth karantinave për udhëtarët si pasojë e COVID-19

Qeveria britanike pranoi sot disa “konfuzione” të krijuara nga kërkesat e ndryshme të karantinës të vendosura nga rajone në Britaninë e Madhe ndaj udhëtarëve, që kanë rritur zemërimin e sektorit të transportit për trajtimin e pandemisë së re të koronavirusit.

Provincat britanike të Skocisë dhe Uellsit kanë rivendosur për udhëtarët që vijnë nga Portugalia dhe Greqia të kufizohen për dy javë pas mbërritjes së tyre, për shkak të rritjes së rasteve në këto vende. Qeveria qendrore britanike, përgjegjëse për këtë lloj vendimi vetëm për provincën e Anglisë, deri më tani nuk e ka ndjekur atë.

“E kuptoj që kjo krijon konfuzion për njerëzit duke mos pasur një rregull të vetëm”, deklaroi sot ministri i Transporteve Grant Shapps në “Sky news” duke argumentuar se Britania e Madhe funksionon në mënyrë të decentralizuar dhe se mund të marrë vendime vetëm për Anglinë.

Sipas Shapps, qeveria nuk ka rivendosur Greqinë dhe Portugalinë, destinacionet e preferuara për turistët britanikë, në listën e vendeve të prekura nga karantina, sepse të dhënat që disponon tregojnë se numri i rasteve ka qenë në rënie.

Pas një vere të shënuar nga ndryshime të shumta të rregullave të karantinës, këto ndryshime midis rajoneve të ndryshme britanike kanë zgjuar pakënaqësinë e sektorëve të aviacionit dhe turizmit.

“World Travel” dhe “Tourism Council”, që përfaqësojnë këta dy sektorë dënuan spektaklin absurd dhe një lotari politike që krijon kaos.

“Ne kemi nevojë urgjente për të rivendosur besimin për udhëtimet dhe jo për të krijuar më shumë pasiguri”, theksoi drejtuesja, Gloria Guevara në një deklaratë, duke treguar “ndikimin shkatërrues ekonomik” të këtyre karantinave të cilat nuk ndihmojnë./atsh/