14:35 / 06.09.2020
SHBA me rreth 44 mijë raste të reja të COVID-19 brenda një dite
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë 24 orëve të fundit janë shfaqur 44.452 raste të reja me COVID-19 dhe janë shënuar 783 vdekje.
Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 6,246.217 dhe ai i vdekjeve 188.554 thuhet sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara, shkruan CNN.























