Hungari: Studentët protestojnë, kërkojnë autonomi për universitetet
BKT
   Bota

Hungari: Studentët protestojnë, kërkojnë autonomi për universitetet

Mijëra persona krijuan një zinxhir njerëzor në Budapest për të përçuar një dokument në sheshin kryesor të godinës së parlamentit.

Rreth 8000 protestues morën pjesë në manifestim duke kërkuar autonomi për shkollat dhe liri për fushën artistike dhe edukimin. Demonstruesit frikësohen se një bord i ri në Universitetin e Arteve të Teatrit dhe Filmit, i udhëhequr nga një aleat i kryeministrit Viktor Orban, do të shkatërrojë autonominë e tij.

"Në fytin e tyre, të qeverisë kanë mbetur halat e peshkut dhe ata nuk mund të mbijetojnë. Unë mendoj se jemi ne halat e peshkut. Shihni këta njerëz është e mrekullueshme. Nuk ka të bëjë me politikën. Është një çështje thelbësore për universitetin, studentët të jenë të aftë që të vendosin vetë për të ardhmen e tyre,” është shprehur Janos Szasz, profesor.

Universiteti është institucioni i shtatë që transferohet në kontrollin e fondacioneve private ku bordi i drejtorëve zgjidhet nga qeveria, njofton euronews.

Qeveria hungareze mohon pretendimet se po kufizon lirinë e shprehjes dhe thotë se privatizimi i universiteteve do t'i bëjë ata më konkurrues.

"Organizatorët prisnin të paktën 5000 pjesëmarrës për demonstratën, sepse aq ishin të mjaftueshëm për të krijuar zinxhirin njerëzor në parlament. Por shumë më shumë njerëz ishin të pranishëm. Madje në disa pika të zinxhirit u krijuan disa rreshta. Studentët shprehen se ata nuk do të ndalojnë së protestuari derisa drejtuesit