11:08 / 09.09.2020
Shtyhen negociatat mes Greqisë dhe Turqisë në selinë e NATO-s
Shtyhen negociatat midis zyrtarëve turq dhe grekë në selinë e NATO-s me qëllim shmangien e konflikteve dhe tensioneve në Mesdheun Lindor.
Ishte planifikuar që delegacionet ushtarake të dy vendeve të uleshin në tryezë të martën, por raportohet se takimi u shty për të enjten.
Greqia kërkon largimin e anijeve turke nga ujërat e diskutueshme dhe se prania e atyre anijeve çon në përshkallëzim të situatës, njofton VizionPlus.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi pak ditë më parë se Athina dhe Ankaraja kanë rënë dakord për të biseduar.























