14:40 / 09.09.2020
Licencohen edhe tre laboratorë privat për testime ndaj Covid 19
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka licencuar edhe tri institucione private shëndetësore për të kryer testime për Covid 19 me metodën e testimit serologjik.
Deri më tani në Kosovë janë të licencuar mbi 120 laboratorë tjerë, derisa vetëm një prej tyre ka kryer teste virologjike.
E Kosovës të martën i janë shtuar edhe97 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë pas një kohe të gjatë, dje Kosova nuk ka shënuar as edhe një viktimë nga koronavirusi.























