Siri, rebelim në burgun ku mbahen terroristët e DEASH-it
BKT
   Bota

Siri, rebelim në burgun ku mbahen terroristët e DEASH-it

Në burgun në fjalë mbahen 4.500 pjesëtarë të DEASH-it nga më shumë se 50 vende.

Një rebelim ka shpërthyer në burgun ku mbahen terroristët DEASH-it në rajonin verior sirian Haseke, i cili është i pushtuar nga organizata terroriste YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i AA-së, në burgun që ndodhet në zonën Guvejran të Hasekes dhe që kontrollohet nga YPG/PKK, anëtarët e burgosur të organizatës terroriste DAESH filluan një rebelim kundër kushteve të këqija të jetesës dhe higjienike natën e kaluar.

Në burgun në fjalë mbahen 4.500 pjesëtarë të DEASH-it nga më shumë se 50 vende.

Në muajt e kaluar, një rebelim filloi në të njëjtin burg për shkak të kushteve të pafavorshme të jetesës dhe trazira u shtyp me mbështetjen e helikopterëve të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.