Afrikë, shënohen 226 viktima dhe 7.715 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Afrikë, shënohen 226 viktima dhe 7.715 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shënuar 7.715 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.319.898 numrin e rasteve, ndërsa me 226 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 31.801.

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.319.898 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 7.715 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.319.898 numrin e rasteve, ndërsa me 226 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 31.801.

Deri më sot numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 15.086, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.560 dhe në Algjeri 1.571 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 640.441 raste, Egjipti me 100.228 dhe Maroku me 75.721 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.055.312.