Indi: Numër rekord të infektuarish në një ditë, 95 735 raste të reja
BKT
   Bota

Indi: Numër rekord të infektuarish në një ditë, 95 735 raste të reja

India njoftoi të enjten shifra rekord në infeksione të reja të koronavirusit dhe vdekjeve, duke marrë në konsideratë edhe numrin e rasteve të kaluara 4.4 milionë, treguan shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, 95 735 infeksione të reja u zbuluan, me 1 172 vdekje që llogariten si shifrat më të larta të vdekshmërisë njëditore në më shumë se një muaj, për ta tejkaluar numrin e vdekjeve në total nga Covid-19 në 75 000 individë.

Infeksionet po rriten më shpejt në Indi se kudo tjetër në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë i vetmi komb i prekur më keq se shteti indian./ Balkanweb