Suedia me vetëm 13 pacientë me koronavirus në njësite të kujdesit intenziv
BKT
   Bota

Suedia me vetëm 13 pacientë me koronavirus në njësite të kujdesit intenziv

Suedia ka vetëm 13 pacientë me koronavirus në kujdes intenziv dhe ka një mesatare prej një vdekje të vetme në ditë në 10 të fundit, pavarësisht shmangies së masave izoluese.

Strategjia e Stokholmit për ‘imunitetin e tufave’, që të lejohet përhapja e sëmundjes nëpër popullatë, u kritikua si e pamatur, por të dhënat e tregojnë të kundërtën, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Suedia (me 10 milionë banorë) ka vetëm 13 pacientë në kujdes intensiv. Për krahasim, Italia e cila ka marrë masa izoluese pas çdo shpërthimi të rasteve, ka 150 pacientë në gjendje kritike që po marrin trajtim në njësite të kujdesit intenziv në spitalet italiane.

Epidemiologu Johan Carlson, i cili është gjithashtu drejtor i agjencisë suedeze të shëndetit publik, tha për revistën ‘Times’ :”Strategjia jonë ishte e qëndrueshme”.

Zyrtarët në Stokholm argumentuan në fillim të pandemisë që virusi do të paraqiste një sfidë afatgjatë dhe se do të ishte më e dobishme për njerëzit që të vazhdonin punët e tyre dhe të zhvillonin imunitetin ndaj virusit.

Publiku u nxit të punojë nga shtëpia sa të jetë e mundur, por shkollat, baret dhe restorantet kryesisht mbetën të hapura gjatë gjithë kohës. Autoritetet suedeze nuk kanë kërkuar nga qytetarët që të mbajnë maska në dyqane apo mjete transporti.