Kolumbi, vdes një person pas arrestimit për mosrespektim të karantinës
Në një video të postuar në mediat sociale, Ordoñez, një baba 44-vjeçar i dy fëmijëve, shihet duke bërë thirrje për ndihmë teksa policët e privuan atë dhe e shtrinë në tokë me gjunjë.
Një person ka vdekur të mërkurën herët në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, pasi dy policë e arrestuan atë një natë më parë për shkelje të karantinës së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një video të postuar në mediat sociale, Javier Ordoñez, një baba 44-vjeçar i dy fëmijëve, shihet duke bërë thirrje për ndihmë teksa policët e privuan atë dhe e shtrinë në tokë me gjunjë.
Ai vdiq rreth 15 minuta pasi u dërgua në një spital aty pranë.
Protestuesit u mblodhën pasdite përpara stacionit të policisë ku ishte mbajtur Ordoñez para se të merrej për mjekim. Stacioni i policisë u sulmua me gurë dhe u spërkat me llak nga një turmë e zemëruar.
Incidenti thuhet se ndodhi kur Ordoñez u gjet jashtë një kompleksi rezidencial duke pirë alkool në rrugë me miqtë e tij duke shkelur masat e distancimit fizik.
"Të dy policët janë liruar nga detyrat e tyre derisa zhvillohet hetimi", tha ministri i Mbrojtjes, Carlos Holmes Trujillo pasi dënoi sulmin.
Kryebashkiakja e Bogotës, Claudia Lopez tha se ishte një shembull i "brutalitetit të papranueshëm të policisë" dhe presidenti Ivan Duque gjithashtu iu referua sulmit.
"Të gjithë ne si shoqëri duhet të kemi zero tolerancë ndaj abuzimit të të drejtave të njeriut nga pjesëtarët e forcës publike", tha Duque.























