Hakerët rusë sulmojnë fushatën zgjedhore të Joe Biden
Koorporata “Microsoft” së fundmi ka alarmuar njërën prej firmave kryesore këshillëdhënëse të ekipit zgjedhor të kandidadit presidencial nga radhët e Demokratëve, Joe Binden, se ka qenë në cak të hakerëve rusë, të mbështetur nga Moska, kanë bërë të ditur tri burime.
Hakerët kanë vënë në cak firmën “SKDKnickerbocker” me seli në Washington, që merret me strategji zgjedhore dhe komunikim. Ajo është duke punuar me Bidenin dhe anëtarë tjerë të njohur të Partisë Demokratike tash e dy muaj, kanë bërë me dije burimet, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Një burim brenda kësaj firme ka thënë se hakerët nuk kanë arritur të sigurojnë qasje totale në rrjetin e firmës. “Ata janë të mbrojtur mirë, nuk ka pasur ndonjë dëmtim”, ka bërë me dije burimi.
Zëvendëskryetarja e SKDK-së, Hilary Rosen nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë çështje. Të kontaktuar nga Reuters, as zëdhënësi i Biden nuk i është përgjigjur kërkesës për të komentuar.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur këto “marrëzi”.
Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë ngritur alarmin në vazhdueshmëri rreth përpjekjev të qeverive të jashtme në ndërhyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në vend.























