Somali, tre të vdekur nga sulmi vetëvrasës jashtë xhamisë
Ahmed Mohamed Islam, president i shtetit Jubaland ku ndodhi sulmi, tha se në mesin e të vdekurve është kreu i Dhomës së Tregtisë së shtetit Jubaland, Shafi`i Rabi Kahin.
Së paku tre persona, përfshirë një roje sigurie dhe dy civilë, kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës jashtë një xhamie në pjesën jugore të Somalisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ahmed Mohamed Islam, president i shtetit Jubaland ku ndodhi sulmi, tha se në mesin e të vdekurve është kreu i Dhomës së Tregtisë së shtetit Jubaland, Shafi'i Rabi Kahin.
"Sulmi i sotëm terrorist në Kismayo vrau kreun e Dhomës së Tregtisë Jubaland, Shafi'i Rabi Kahin. Ne u shprehim ngushëllimet tona familjeve dhe miqve të atyre që humbën jetën në sulm", tha Islam në një deklaratë.
Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi kryengritës Al-Shabaab i lidhur me Al-Kaidën me bazë në Somali ka pretenduar sulme të ngjashme në të kaluarën.























