Në Euroazi dhe Azinë Qendrore raste dhe vdekje të reja nga COVID-19
BKT
   Bota

Në Euroazi dhe Azinë Qendrore raste dhe vdekje të reja nga COVID-19

Ukraina gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 3.144 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin në 148.756, tha ministri i Shëndetësisë, Maxim Stepanov.

Disa vende Euroaziatike dhe Azisë Qendrore sot raportuan raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe vdekje të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Ukrainë

Ukraina gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 3.144 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin në 148.756, tha ministri i Shëndetësisë, Maxim Stepanov.

Numri i të vdekurve u rrit në 3.076, ndërsa 53 persona tjerë vdiqën nga virusi. Kohët e fundit, 1.128 njerëz u shëruan nga virusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rikuperimeve në 67.005.

Mbi 50.000 teste janë kryer gjatë ditës së fundit dhe gjithsej 78.675 janë ende në trajtim.

Regjimi i karantinës në vend është zgjatur deri më 1 nëntor.

Gjeorgji

Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Gaharia, në një deklaratë tha se ka gjithsej 1.958 raste në vend, me 87 raste të reja gjatë ditës së fundit.

Numri i rikuperimeve arriti në 1.334, ndërsa 20 pacientë të tjerë u rikuperuan gjatë 24 orëve të fundit. Numri i të vdekurve në vend është 19.

Uzbekistani

Ministria e Shëndetësisë në Uzbekistan në një deklaratë tha se 454 persona u infektuan me virusin dhe numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 45.927, ndërsa me pesë vdekjet e reja numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 375.

Të dhënat zyrtare treguan se 46 persona tjerë u rikuperuan nga sëmundja, duke e çuar numrin në 42.555.

Gati 3.000 persona janë duke kaluar trajtim mjekësor në vendin ku rreth 100.000 njerëz vëzhgohen aktualisht për infeksionin. 

Armenia

Sipas Ministrisë armene të Shëndetësisë, 177 persona u diagnostikuan me sëmundjen, duke e çuar numrin në 45.503.

Virusi mori tre jetë të tjera në këtë vend, duke rritur numrin e të vdekurve në 909. Deri më tani, 41.434 njerëz janë shëruar nga virusi, ndërsa 2.880 njerëz janë duke u trajtuar aktualisht.

Kazakistani

Ministria e Shëndetësisë në Kazakistan konfirmoi se numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 106.661, me 77 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Me shërimin e 161 pacientëve, numri i përgjithshëm i rikuperimeve arriti në 100.409. Numri i të vdekurve është rritur në 1.656 teksa pesë njerëz të tjerë vdiqën nga sëmundja.

Kirgistani

Kirgistani konfirmoi se 77 persona u diagnostikuan me virus gjatë ditës së kaluar dhe rastet e regjistruara arritën në 44.761.

Ministria e Shëndetësisë tha se gjithsej 40.631 njerëz janë shëruar nga COVID-19, ndërsa askush nuk ka vdekur nga virusi gjatë ditës së kaluar.

Mbi 2.600 njerëz janë duke marrë trajtim dhe gjithsej 1.061 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në vend.