Afganistan, 7 policë të plagosur gjatë një sulmi me bombë
BKT
   Bota

Afganistan, 7 policë të plagosur gjatë një sulmi me bombë

Bahir Ahmadi, zëdhënësi i guvernatorit të Kandaharit, u tha gazetarëve se sulmuesi me autobombë kreu sulm ndaj një stacioni policor në vendin Dilaver.

Së paku shtatë policë janë plagosur gjatë një sulmi me bombë në qytetin Arghandab të provincës Kandahar në jug të Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Bahir Ahmadi, zëdhënësi i guvernatorit të Kandaharit, u tha gazetarëve se sulmuesi me autobombë kreu sulm ndaj një stacioni policor në vendin Dilaver.

Ai theksoi se në sulmin janë plagosur shtatë pjestarë të policisë.

Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Negociatat e shumëpritura të paqes mes talebanëve dhe ekipit negociator të qeverisë afgane duhet të fillojnë të shtunën në shtetin arab të Gjirit, Katar, njoftuan të enjten talebanët dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit.