Kancelari austriak: Po hyjmë në valën e dytë, respektojini masat
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se vendi i tij është duke hyrë në valën e dytë të koronavirusit pas rritjes së numrit të rasteve të personave të infektuar, njësoj si në disa vende tjera të Bashkimit Evropian.
Nga e premta deri të shtunën, shteti i Evropës Qendrore me rreth 9 milionë banorë i regjistroi 869 raste të reja. Më shumë se gjysma e këtyre rasteve u shënuan në kryeqytetin Vjenë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Ajo që po e përjetojmë ne është fillimi i valës së dytë”, tha përmes një deklarate kancelari Kurz, duke bërë thirrje që njerëzit t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit dhe t’i pakësojnë kontaktet sociale.
Ai gjithashtu paralajmëroi se shifra prej 1,000 rasteve në ditë do të arrihet së shpejti në Austri























