Mbi 400 të arrestuar, pas protestës me 150 000 qytetarë kundër Lukashenkos
BKT
   Bota

Mbi 400 të arrestuar, pas protestës me 150 000 qytetarë kundër Lukashenkos

Policia bjelloruse arrestoi dje më shumë se 400 protestues, deklaroi Ministria e Brendshme, ndërsa 150 000 persona pushtuan rrugët në protestën e fundit masive antiqeveritare.

Rreth 150 000 persona demonstruan në kryeqytetin Minsk, sipas vëzhguesve, ndërsa demonstrata u zhvilluan edhe në qytete të tjera, ku shumë protestues u rrahën brutalisht nga policia.

Protestuesit u mblodhën në Minsk nga drejtime të ndryshme nën siglën “Marshi i Heronjve”.

Demonstrata iu kushtua Maria Kalesnikajas, udhëheqëse e opozitës së burgosur dhe anëtarëve të tjerë të lëvizjes për demokraci.

Protestuesit hodhën slogane si “Ne kemi fuqinë këtu!”,  “Ky është qyteti ynë!” dhe “Liri!”.

Ishte e diela e pestë radhazi që një numër i madh njerëzish dolën në rrugët e Minskut, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e liderit autoritar, presidentit Aleksander Lukashenko./atsh/