WWF -Bota ka humbur 2/3 e kafshëve të egra në 50 vjet
BKT
   Bota

WWF -Bota ka humbur 2/3 e kafshëve të egra në 50 vjet

Bota ka humbur më shumë se dy të tretat e popullsisë së saj të kafshëve të egra në më pak se 50 vjet, kryesisht për shkak të aktivitetit njerëzor, deklaroi ”World Wide Fund for Nature” ((WWF), duke nënvizuar rreziqet për të ardhmen e njerëzimit.

Shkaku kryesor është shkatërrimi i habitateve natyrore, veçanërisht për bujqësinë, një trend që rrezikon të favorizojë pandemitë e reja Covid-19: vënia e njerëzve dhe kafshëve në kontakt lehtëson transmetimin e viruseve nga speciet në specie, thuhet në faqen zyrtare të WWF.