Cpvid-19, Evropa rrezikon të përballet me rritje të numrit të viktimave
BKT
   Bota

Cpvid-19, Evropa rrezikon të përballet me rritje të numrit të viktimave

Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar për faktin se e gjithë bota po përballet me një rritje të numrit të të infektuarëve dhe viktimave nga koronavirusi.

Në një deklaratë të bërë drejtori i zyrës së OBSH-së për Evropën, Hans Kluge tha se situata gjatë muajit tetor dhe nëntor pritet të përkeqësohet.

“Situata do të përkeqësohet. Në muajin tetor dhe nëntor ne do të përballemi me  rritje të mortalitetit”- tha ai.

Edhe pse kontinenti po përballet me me një rritje të numrit të rasteve, numri i vdekjeve ka mbetur relativisht i qëndrueshëm. Mirëpo, duke filluar nga muaji tjetër ne presim një rritje të ndjeshme të vdekjeve, transmeton oranews.

Bëhet e ditur se 55 vendet anëtare të OBSH-së në Evropë do të mbajnë një mbledhje online të hënën dhe të martën, për të diskutuar për sa i përket situatës së menaxhimit të pandemisë së Covid-19.

Ai lëshoi ​​një paralajmërim për ata që besojnë se zhvillimi i një vaksine do t’i japë fund pandemisë.

“Disa mendojnë se vaksina do t’i japë fund pandemisë, sigurisht që jo. Ne nuk e dimë nëse vaksina do të funksionojë tek të gjitha grupet e popullatës”, theksoi Kluge