Liban, vriten tre ushtarë gjatë një bastisjeje
Forcat libaneze u sulmuan gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një militanti të kërkuar në Beddawi, qytet rreth 5 kilometra në veri të Tripolit, tha ushtria.
Tre ushtarë libanezë janë vrarë brenda natës në një sulm në qytetin verior të Tripolit, bëri të ditur sot ushtria, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat libaneze u sulmuan gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një militanti të kërkuar në Beddawi, qytet rreth 5 kilometra në veri të Tripolit, theksohet në deklaratën e ushtrisë.
Një tjetër ushtar u plagos rëndë në sulm, njoftohet më tej.
Forcat libaneze filluan një kërkim për sulmuesin, pa dhënë detaje të tjera.
Mediat lokale theksuan se bastisja e ushtrisë shënjestroi Khaled al-Talawy, një militant i cili është fshehur, i cili akuzohet nga autoritetet për përfshirje në të shtëna me armë zjarri në fshatin verior Kaftoun, në të cilin tre njerëz u vranë më 21 gusht.
Pas incidentit, forcat libaneze të sigurisë arrestuan disa të dyshuar gjatë bastisjeve në Libanin verior.























